Rusja Lvovsky, drejtoresha e re e BB-së për Tiranën

15/09/2010 08:40

Jane Armitage, drejtoreshë e Zyrës së Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore viziton Shqipërinë vizitoi Shqipërinë me 12–14 shtator 2010.

Qëllimi i vizitës së saj ishte prezantimi i drejtoreshës së re të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovsky, me qeverinë shqiptare, agjencitë zbatuese, donatorët dhe me aktorë të tjerë të zhvillimit, si dhe diskutimi me autoritetet shqiptare i progresit të programit të Bankës Botërore në Shqipëri.

Në këtë kuadër, ajo mori pjesë në inaugurimin e një shkolle të re në Bashkinë e Kamzës dhe u takua me përfitues të projekteve.

Lvovsky, drejtoresha e re e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri është me kombësi ruse dhe mban gradën Doktor i Shkencave në ekonominë matematike dhe ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Bankën Botërore.

Gjatë dy viteve të fundit, Lvovsky ka udhëhequr hartimin e strategjisë së parë të Grupit të Bankës Botërore për ndryshimet klimaterike globale.

Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore në vitin 1991, ndërsa financimi i përfituar që prej asaj kohe arrin në 1.1 miliard dollarë.

Top Channel