Konsumatorët: Jo vetëm një 3G

15/09/2010 20:25

Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit deklaron se dhënia e një autorizimi të vtëm për të ofruar internet me shpejtësi të lartë përmes tekonologjisë 3G do të sjellë cmime të larta për konsumatorët shqiptarë.

Kryetari i kësaj shoqate, Altin Goxhaj tha se vendimi i qeverisë shkel ligjet e konkurrencës.

“Kur kemi monpol cmimet nuk do të jenë reale por do të përcaktohen nga kompania. Edhe unë që do ta marr këtë shërbim të licensuar nga kjo kompani, nuk do të kem mundësi të lidhem me të njohurit e mi që janë abonuar në një kompani tjetër”, ka deklaruar Goxhaj.

Edhe ekspertë të njohur në fushën e konkurrencës në treg janë shprehur kundër dhënies së një autorizimi të vetëm. Ata përkrahin idenë e liberalizimit të treg për të mos krijuar monopol në treg.

Agjencia e Komunikimit Elektronik dhe Postar ka deklaruar se ka kapacitet për dhënien e 4 licencave për përdorimin e kësaj teknologjie aq sa është edhe numri aktual i operatorëve celularë në tregun shqiptar.

Futja e teknologjisë 3G është e domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së informacionit dhe sidomos të internetit pa kabëll.

Top Channel