Imami takon homologun gjerman

15/09/2010 18:15

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanise, Karl Teodor zu Gutenberg, gjate nje takimi me homologun shqiptar Arben Imami, deklaroi se, Shqiperia eshte nje vend qe jo vetem i ploteson detyrat e saj ne kuader te NATO-s, por edhe jep rezultate te shkelqyera.

Gutenberg deklaroi se, duke pare ate qe Shqiperia po arrin ne Afganistan ne krahasim me ndonje vend tjeter meriton konsiderate mjaft te larte.

Imami gjate takimit u shpreh se, “Shqiperia nuk eshte nje vend i vogel ne Ballkan, por ajo po jep nje kontribut te madh per sigurine dhe stabilitetin në rajon”.

Top Channel