Falsikimi i parave, pesë në pranga

15/09/2010 17:25

Pesë persona të tjerë janë arrestuar nën akuzën e falsifikimit të kartmonedhave në Tirane, duke e cuar numrin e të prangosurve në operacionin e koduar “Graniti dy ne njembedhjete”.

Vlera e parave falso ne total e bllokuar mesditen e se merkures nga policia eshte 120 mije euro. Policia gjate njoftimit per shtyp sqaroi se ne cilesine e proves materiale jane bllokuar edhe fotokopje te prerjeve te Kartmonedha Banknote, ne forme çeku me vlere 40 milione dollare, si edhe fotokopje te dy çeqeve trasfertash ne vlere 200 mije euro.

Origjina e parave dhe ceqeve serish ka qene Maqedonia. Ne dy muajt e fundit policia ka arrestuar 25 persona te implikuar ne nje rrjet te trafikut te parave te falsifikuara ne Tirane.

Top Channel