“Ekspozita”, PS publikon fakte të reja

15/09/2010 13:25

Partia Socialiste publikoi sot fakte të reja për shitjen e ish-Ekspozitës ‘Shqipëria Sot’.

Deputeti Eduart Shalsi tregoi sot se disponon kontratën e privatizimit, që sipas tij nxjerr në shesh emrin Arjan Tartarit, partnerit të deputetes Albana Vokshi.

“Zotërojmë një kontratë të marsit të vitit 2008, disa muaj përpara se ministri Ruli të bënte privatizimin, mes pronarëve të një pjese të truallit dhe Arjan Tartarit. Pikërisht ky person dhe një tjetër emër i përfolur si ai i Rahman Selmanllarit, do të kryejnë privatizimin e ish-Ekspozitës, do të prishin kontratat ekzistuese dhe do të diktojnë cmimin e shitjes së truallit”, u shpreh Shalsi.

Sipas deputetit socialist ky fakt domethënës tregon kapjen e shtetit dhe mënyrën se si pushtetarët po pasurohen në kurriz të interesave të shqiptarëve.

Top Channel