Berisha: Raporti i KE vlerëson progresin

15/09/2010 10:25

Kryeministri Sali Berisha deklaron se raporti përfundimtar i Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave vlerëson arritjet e Shqipërisë.

Duke folur në mbledhje qeverie, Berisha falenderoi KE-në për raportin pro heqjes së vizave, ndërsa theksoi se arritjet e Shqipërisë po marrin notën e duhur.

“Janë vlerësuar arritjet e Shqipërisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.Eshtë vlerësim, po njëkohësisht edhe detyrim për të konsoliduar arritjet më të rëndësishme”, tha Berisha.

Sipas raportit perfundimtar të Komisionit Europian Shqipëria ka shënuar progres të mirë në permbushjen e 3 kushteve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel