Berisha përshëndet KE për vizat

15/09/2010 16:10

Kryeministri Sali Berisha u përqëndrua tek cështja e heqjes së vizave në komunikimin publik gjatë mbledhjes së qeverisë.(UPDATE)

Pasi Komisioni Europian vleresoi se Shqiperia i ka permbushur kushtet per liberalizimin e vizave, pothuajse 120, kryeministri Berisha i kerkoi anetareve te qeverise te marrin raportin e Komisionit Europia si baze pune per konsolidimin e metejshem te standarteve europiane.

“Për ne ka një rëndësi shumë të madhe që ky raport të përshtatet si një program konstant pune në mënyrë që arritjet reale të padiskutueshme të shënuara në përpjekjen tonë, për të merituar heqjen e vizave të konsolidohen dhe të avancohen, sepse kjo përbën pa diskutim, një arritje historike për qytetarët shqiptarë. Kjo shënon arritjen më të madhe në drejtim të lirive, të lëvizjes në tërë historinë e tyre, por nga ana tjetër përbën dhe një konsolidim të përpjekjes sonë për ta bërë këtë vend më të sigurtë, për ta bërë këtë vend më të lirë, një konsolidim të përpjekjes sonë në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit.”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha u shpreh i vecanerisht i kenaqur per aplikimin masiv te qytetareve shqiptare me pasaporta biometrike, mbi 1 milion, te cilet, pas heqjes se vizave do te kene te drejte te levizin te lire ne zonen shengen brenda nje periudhe 90 ditore në harkun kohor te nje viti.

Top Channel