Akuzat mes partive, Topi: Drejtësia, e vëmendshme

15/09/2010 11:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi kërkoi që drejtësia të jetë e vëmendshme ndaj akuzave politike mes forcave politike.

“Publiku kërkon të vërtetën. Sistemi i drejtësisë duhet të tregohet më profesional me akuzat politike”, u shpreh Topi, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas kreut të vendit kur akuzat bëhen hapur, drejtësia nuk mund të qëndrojë spektatore por duhet të zbatojë kompetencat e saj.

Po ashtu Topi ngriti edhe problemin për ankesat që kanë qytetarët në lidhje me vendimet e gjyqësorit që lidhen me pronat.

Top Channel