Rama: Qeveria, biznes me fitim

14/09/2010 15:15

Pavarësisht largimit të një ndër ministrave më të akuzuar nga Partia Socialiste Dritan Prifti, kryetari i saj Edi Rama theksoi se menyra sesi gjithcka u krye ne mungese te plote transparence dhe deklaratat qe pasuan, jane nje tjeter tregues, sipas tij se kabineti aktual nuk qeverisë per interesat e shqiptareve por te pushtetareve. (UPDATE)

Megjithate zoti Rama theksoi se partia socialiste do te vazhdoje t’i pergjigjet klanit korruptiv te qeverise me faktet e publikuara nga selia roze.

Do të vazhdojmë të provojmë me fakte këtë deformim sistemik të qeverisjes nga një proces administrimi i punëve të vendit në interes të publikut në një proces të kriminalizuar nga presioni i interesave ekonomike të oborrit të pushtetit.  Grupi ynë i transparencës së qeverisjes do të publikojë nesër një dokument që provon sesi e gjithë makina e shtetit, këshilli i ministrave, ministritë, agjencitë shtetërore, vihen në lëvizje nga sekserë që operojnë për llogari të qeveritarëve”, tha Rama.

Ne situaten kur kriza politike nuk po merr zgjidhje dhe palet nuk po perparojne ne gjetjen e gjuhes se perbashket, kryetari i Partise Socialiste sheh vetem nje rrugdalje.

“Por cka ndodh përditëÄ— prej 15 muajsh është rezultati i votave të vjedhura dhe kutive të mbyllura. Zgjedhjet u vodhën që të privatizohet qeveria dhe të grabitet Shqipëria. Dje nga qeveria iku Prifti, po jo Djalli që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë, korrupsioni gërryes që po shkatërron ekonominë e familjeve shqiptare për të pasuruar një grusht njerëzish. Shqipëria sot është më e kërcënuar se dje. Kjo qeveri duhet të largohet dhe ne do të bëjmë cdo gjë që mundemi për ta larguar”, tha Rama.

Per kreun socialist, kjo qeveri eshte kthyer ne nje biznes fitimprures te ministrave dhe rrethit te kryeministrit, qe sipas Rames abuzojne me pronat dhe pasurite publike.

Biznesi me koncesionet e hidrocentraleve rezulton te jete shume fitimprures per ata qe i perfitojne ato, por specialistet deklarojne se procesi i dhenies se lejeve fsheh shume dyshime. Projektet, ne shumice jane manipuluar dhe rrezikojne ta kthejne ate ne deshtim.

Top Channel