Pr/ligji për investimet e huaja, sërish debate

14/09/2010 19:45

Edhe në komisionin parlamentar të Ekonomisë, opozita është shprehur kundër projektligjit për investimet e huaja.

Sipas deputetëve socialistë, ndryshimet e propozuara nga qeveria janë antikushtetuese dhe cënojnë pronën private.

“Ky ligj nuk e rregullon problemin e pronesise. Ligji bie ndesh me Kushtetuten. Te mos miratojme me ligje ne parlament qe e vene biznesin ne pozicion diskriminues”, shprehet Arben Malaj.

Por drejtoresha e Ministrisë së Drejtësisë, Naureta Llagami reagoi: “Individit i garantohet proces i rregullt ligjor ne lidhje me pretendimet qe ai ka”. Deputetet socialiste gjithashtu kerkuan te informohen se si do te jete mbrojtja e posacme qe do t’u ofrohet investitoreve te huaj, sikunder pretendohet ne projektligj.

Per deputetet e maxhornaces, projektligji jep garanci per investitorin e huaj. Sipas tyre, fatura qe paguan shteti per proceset qe shkojne ne Gjykaten e Arbitrazhit, eshte shume here me e larte se sa shpenzimet qe do te paguaje shteti per mbrojtjen qe do t’u ofroje investitoreve te huaj.

Top Channel