“Pasaportat”, Komisioni i Ligjeve: Zyra aplikimi jashtë

14/09/2010 11:05

Komisioni kuvendor i Ligjeve miraton ligjin për aplikimin për pasaporta biometrike të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Ligji i hap rrugë krijimit të katër zyrave për pasaporta në Itali dhe Greqi.

Zyrat për aplikimin për pasaporta biometrike do të hapen në Romë, Milano, Athinë e Selanik. Ato do t’u mundësojnë emigrantëve që të pëfundojnë procedurat në vendet që jetojnë dhe punojnë dhe do t’u evitojne endjen neper zyrat në Shqipëri, kur kthehen në atdhe për pushime.

Top Channel