Nisin virozat e vjeshtës

14/09/2010 16:15

Ndryshimi i motit dhe luhatja e temperaturave ka bërë që në vend të qarkullojnë me dhjetëra viroza.

Edhe pse nuk paraqiten tek mjeku dhe nuk perfshihen ne shifrat e Institutit te Shendetit Publik, mjaft qytetare po manifestojne simptoma te ketyre virozave te cilat jane te ngjashme me shenjat e nje gripi te zakonshem, si rrufe temperature e me pas kolle per disa dite. Specialiste te Shendetit Publik e perjashtojne mundesine e  pranise se virusit te gripit.

Specialistet e Shendetit Publik shprehen se se shpejti mberrin vaksina antigrip dhe qytetaret duhet te nxitojne ta marrin ate, per ta kaluar sa me lehte virusin e gripit ne kete sezon te ri, aq me teper  grupmoshat  me ne risk.

Specialistet keshillojne qe me cfaredo lloj simptomash, qytetaret duhet te paraqiten tek mjeku, me qellim qe te marrin mjekimin  ne kohe. Nga ana tjeter ata u bejne apel qytetareve te mos konsultohen ne asnje rast me farmacistin, sic ndodh rendom ne shume raste, pa u konsultuar me mjekun specialist.

Top Channel