Ngjela: Ndryshimet, në një moment të vështirë

14/09/2010 08:30

Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka nënvizuar se kërkesa e LSI-së për ndryshime në qeveri vjen në një kohë të vështirë për Sali Berishën.

Në një farë mënyre ajo ka gjetur kohën për të imponuar disa ndryshime, që përndryshe mund edhe të mos pranoheshin nga Kryeministri Sali Berisha.

“Kryeministri është i trembur, është i frikësuar sepse ka një konflikt të hapur ndërkombëtar. Ai e di shumë mirë se shumë shpejt do të ballafaqohet edhe me protesta popullore nga ana e opozitës. Është i frikësuar dhe Ilir Meta gjeti rastin për t’i marrë Ministrinë e Ekonomisë, ku ka interesa të mëdha. Ky është një banditizëm shtetëror për të fituar. Meta ka qenë i pakënaqur nga Prifti, që është një hajdut. Një njeri që ka pastruar 1.8 milionë euro në 4 ditë. Të paktën këto janë ato që kemi marrë si informacione nga tregu mediatik dhe ai politik”, deklaroi Spartak Ngjela.

E thënë ndryshe, ndryshimet e bëra përçojnë krizë të brendshme dhe jo korrigjim në punë, shton më tej avokati.

Top Channel