Mediu: Impiante për ujërat e ndotura

14/09/2010 16:25

Pas problemeve të hasura gjatë këtij sezoni në shumë zona turistike të vendit, për menaxhimin e ujërave të zeza, Ministria e Mjedisit është shprehur se në buxhetin e vitit të ardhshmëm do të investohen para për ndërtimin e impianteve që merren me trajtimin e ujërave të ndotura në gjithë vendin.

Ne kete takim eshte sqaruar se brenda pak kohesh do te perfundoje ndërtimi i impianteve të përpunimit të ujërave të zeza për 1.6 milion banorë, nje investim qe  kushton 110 milion euro dhe qe eshte siguruar nga donatoret.

Prioritet per Ministrinë e Mjedisit mbetet zgjerimi i impiantit te perpunimit te ujerave te ndotura ne Kavajë-Plazh, si dhe trajtimi i ujrave te zeza ne Durrës, Lezhë, Shëngjin, Sarandë, Vlorë, Korçë, Tiranë.  

Top Channel