Ligji per investimet, Dhoma e Tregëtise: Të ndryshojë

14/09/2010 19:50

Dhoma e Tregëtisë kërkon rishikim të draftit të qeverisë për investimet e huaja. Kryetari i kësaj dhome, Nikolin Jaka, thotë se bizneset shqiptare ndihen të përjashtuar nga politikat favorizuese të qeverisë për biznesin.

“Nga kontaktet qe une kam pasur me investitoret vendas, ndihen si te lene pas dore dhe mosperfshirja e tyre ne kete ligj, mendoj qe eshte nje mangesi e theksuar jo vetem e ligjit por edhe e politikes shqiptare. Atraksionin per te huajt nuk e krijon vetem Qeveria Shqiptare por edhe organet e pushtetit vendor e qendror”, thekson Jaka.

Sipas tij, keto politika diskriminuese te qeverise per biznesin vendas, do te dergojne jashte investimet shqiptare. Nje dite me pare, ne komisionin parlamentar te Ligjeve u zhvillua nje seance degjimore me perfaqesues te grupeve te biznesit.

Drafti ka ndare edhe vete biznesin, ku Unioni i Dhomave te Tregteise dhe Shoqata e Investitoreve te Huaj nuk kane patur verrejtje, ndersa Konfindustria kerkoi qe te behen ndryshime te ketij projektligji dhe mbrojtja e posacme e qeverise te ofrohet per te gjitha investimet me vlere mbi 10 milione euro, pa u marre parasysh origjina e investitorit.

Top Channel