Kthehen bibliotekat e lagjeve

14/09/2010 16:30

Kthehen sërish bibliotekat e lagjeve. Bashkia e Tiranës ka futur në projektet e saj rikthimin e bibliotekave, por kërkon ndihmën e shtëpive botuese për të kontribuar në pasurimin e tyre me tituj të ndryshëm.

Ne zonen e Laprakes sapo eshte ndertuar nje biblioteke e re e cila do t’u krijoje mundesi te rinjve jo vetem te kalojne kohen e lire duke lexuar,  por edhe te zhvillojne dijet duke shfrytezuar internetin.

“Nje biblioteke ne Laprakë është një hapësirë e mirëpritur nga shumë të rinj. Këtu mund të gjejnë jo vetëm libra tërheqës, por edhe të kenë hapësirën e tyre të internetit”, thotë kryebashkiaku, Edi Rama.

Biblioteka e ndertuar nga bashkia e Tiranes ne njesine numer 11 ka nje salle leximi me 16 vende dhe nje sale interneti  te pajisur me 11 kompjuter .Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama u shpreh se bashkia do te beje investime qe ne cdo lagje te kryeqytetit te rikthehen bibliotekat.

Top Channel