Kaosi me koncesionet; HEC-et me fitim

14/09/2010 15:35

Koncesionet në energjetikë janë shndërruar në një nga format më të lakmuara të investimeve.

Vetëm në vitin 2009 qeveria shqiptare dha 141 hidrocentrale të vogla dhe të mesme kur per 50 vjet me radhe ishin ndertuar vetem 40 hirocentrale te tille. Por kjo fushe duket me aq interes, pasi sic po tregojne dhe faktet e fundit, në jo pak raste përfitues kanë qenë zyrtarë të niveleve më të larta.

Formula që vendos cmimin me të cilin KESH-i blen energjinë nga hidrocentralet e vogla bazohet tek cmimet e importit. Por këtë vit ato kanë rënë nga 9.2 në 6 lekë dhe kjo tendece e cmimeve ka prishur planet e biznesit per subjeket qe kane perfituara koncesione per ndertimin e HEC-eve. Ndaj enti dhe qeveria pritet që shumë shpejt të miratojnë një tjetër formulë për të rritur cmimin.

“I sugjeruam qeverisë që të rishikojë cmimin dhe qeveria e pranoi pasi duhej një formulë e re për cmimin”, thotë Bujar Nepravishta, kryetar i Entit Rregullator të Energjisë.

Por edhe me gjithë këto lehtësira kjo industri është futur ne ngerc. Nga 220 hidrocentralet që janë dhenë me koncesion në 5 vitet e fundit janë ndërtuara vetëm dy prej tyre, ose më pak se 1 për qind. Eksperti i Energjitikës, Pajtim Bello thotë se në shumë raste janë manipuluar detajet teknike të projektit për efekt të tenderit dhe tani ato smund të ndryshohen më, pasi është e ndaluar më ligj.

”Në kriteret e tenderave u futën kushte teknike. Sot ka projekte që për të njëjtin vend njëri merr 1 metër dhe tjetri 1.5 metër kub”, thotë Bello.

Bankat nuk i kreditojnë projektet opotimiste, të cilat kanë fituar tenderat, ndërkohë që problem tjetër mbetet edhe pronësia. Shumica e koncesioneve kanë tejkaluar cdo afat ligjor.

Kjo histori e shkurter e koncesioneve nuk ka mbetur me nje ceshje biznesi por ne te eshte perfshrie edhe politika. Perfitimet e pritshme dhe menyra e shperndarjes se ketyre pasurive publike jane kontestuar fort nga opozita e cila ka denoncuar me fakte se shpesh shume koncesione jane dhene per famljare te lidhur me pushtetin.

Top Channel