Gramsh, i riu përdhunon 83-vjecaren

14/09/2010 09:55

Një i ri nga Gramshi akuzohet se ka përdhunuar një 83-vjecare në fshatin Kukur.

Klodian Shuli, 21 vjec pasi kreu aktin e shëmtuar u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fsheh në kodrat e zonës, por policia arriti ta prangosë atë vetëm disa orë më vonë.

E moshuara me iniciale E.Sh jetonte e vetme prej vitesh në banesë, pasi i kishte fëmijët në emigrim.

Top Channel