Blair nderohet me Medaljen e Lirisë

14/09/2010 10:55

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është nderuar me Medaljen e Lirisë nga Qendra Kombëtare Kushtetuese, e cila drejtohet nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Nga ana e tij, Blair është shprehur i nderuar dhe i privilegjuar për këtë vlerësim të dhënë nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Qendra Kombëtare Kushtetuese ka vlerësuar punën e bërë nga Blair nga viti 1997-2007, në vecanti përpjekjet e tij për paqen në Irlandën e Veriut dhe në Kosovë.

Medalja e Lirisë i është dhënë më parë ish-liderit sovietik Mihail Gorbacov dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.

Top Channel