Vizat, KE përfundon vlerësimin

13/09/2010 19:25

Komisioni Europian ka përfunduar vlerësimin me shkrim të ekspertëve që vizituan Tiranën dhe Sarajevën gjatë muajit korrik për cështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas komisioneres Cecilia Malmstrom, ky dokument i është dërguar sot Parlamentit Europian.

Sipas saj, të dy vendet kanë bërë progres dhe meritojnë t’u hiqet regjimi i vizave. Malmstrom tha se kjo cështje do diskutohet me Këshillin e BE-së në fund të vjeshtës.

Këtë deklaratë komisionerja për Cështjet e Brendshme e dha në komitetin përgjegjës të Parlamentit Europian, ndërsa raportonte mbi paketën për azilin që BE duhet të aplikojë në vitin 2012.

Top Channel