Tartari lë prokurorinë pas 5 orësh

13/09/2010 22:25

Arjan Tartari ka lënë dyert e prokurorisë, ku u paraqit për të dëshmuar mbi akuzat për aferat korruptive mbi lejet e ndërtimit.

Zoti Tartari ka qëndrua në zyrat e prokurorisë për më shumë se 5 orë. Megjithatë biznesmeni pas daljes nuk ka pranuar të komentojë për mediat dëshminë e dhënë para hetuesve.

Arjan Tartari njihet si një ndër aksionerët kryesorë të firmës “Vision Construction”, e lakuar në akuzat për afera korruptive që kanë shpërthyer mes opozitës dhe mazhorancës.

Top Channel