Meta: Ndryshimi në qeveri, për të qenë më pranë LSI-së

13/09/2010 14:20

Numri dy i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta konfirmoi propozimet që kjo forcë politike ka bërë për ndryshime në qeveri.

Meta në një prononcim për mediat u përqendrua në lëvizjen e tij nga Ministria e Jashtme te ajo e Ekonomisë, duke e cilësuar këtë si një vendim për të qenë më pranë drejtimit të LSI-së, pasi posti si shef i diplomacisë shqiptare e ka detyruar që për rreth 100 ditë të jetë fizikisht larg vendit.

“Ju siguroj se edhe ministri i ri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto do të vijojë me dedikim dhe profesionalizëm detyrën për të përmbushur objektivat e kësaj ministrie dhe të qeverisë”, tha Meta, duke mos përmendur motivet e largimit nga detyra të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Meta në fillim të prononcimit të tij reagoi edhe ndaj deklaratës së kryeministrit grek Jorgos Papandreu, i cili tha se vrasja e  Aristotel Gumes ne Himare ishte nje shprehje e nacionalizmit shqiptar, qe here pas here ve ne shenjester minoritetin grek.

Meta theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të mira dhe do të vijojnë me këtë ritëm.

“Qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime te qarta ndaj cdo episodi që do të cënojë këto marrëdhënie dhe veprimet ekstremiste”, tha Meta.

Papandreu në një fjalim nga Selaniku kerkoi nga qeveria shqiptare te mbroje minoritetin, pasi kjo do te ndikoje ne marredheniet dypaleshe.

Top Channel