Meta: Me Greqinë, raporte të shkëlqyera

13/09/2010 20:45

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit grek Jorgos Papandreu, për ndikimin e incidentit të Himarës në marrëdhëniet dypalëshe, ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy qeverive do të vazhdojnë të jenë të mira.

“Dua të theksoj se marrëdhëniet mes shqipërisë dhe greqisë, mes dy qeverive, janë shumë të mira dhe do të jenë në këtë trend të shkëlqyer bashkëpunimi. Qeveria shqiptare gjithnjë ka ditur të mbajë qëndrime të qarta ndaj cdo episodi që mund të ketë cënuar këto marrëdhënie”, ka deklaruar Meta.

Pavarësisht veprimeve ekstremiste të vecuara, Meta tha se minoritetet në Shqipëri do të vazhdojnë të gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat.

“Njëkohësisht qeveria është shumë e angazhuar për të miratuar gjithë atë legjislacion modern që garanton të drejtat e minoritetit grek, pasi është kundër cdo diskriminimi”, ka shtuar Meta.

Top Channel