LSI propozon ndryshime në qeveri

13/09/2010 12:15

Në një mbledhje të kryesise së Lëvizjes Socialiste për Integrim janë miratuar propozimet për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Mesohet se zevendeskryeministri Ilir Meta do jape doreheqjen nga Ministria e Jashtme per te kaluar si minister i Ekonomise.

Dritan Prifti do të lirohet nga detyra që mban dhe në vend të Metës në Ministrinë e Jashtme propozohet Edmond Haxhinasto.Propozimet për ndryshim do t’i cohen kryeministrit Sali Berisha.

Sipas sekretarit te Pergjithshem te LSI-se, Luan Rama, i cili ka dale ne nje konference per mediat, ministri Prifti nuk ka qene i pranishem ne mbledhjen e kryesise, per shkak te impenjimeve familjare, por te gjitha ndryshimet e vendosura ne mbledhjen e kryesise i jane komunikuar atij.

Top Channel