Korcë, pranga 57 vjecarit, shfrytëzonte të bijën

13/09/2010 18:20

Policia e qytetit të Korcës ka arrestuar sot një 57 vjecar, i cili shfrytëzonte për prostitucion vajzën e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Rushani.

Sipas burimeve, agjentët e anti-krimit e mbanin 57 vjecarin nën mbikëqyrje prej disa kohësh dhe sot konkluduan operacionin e koduar “Pazari”, me arrestimin e tij.

Sipas burimeve, nën dhunën e të atit vajza 19 vjecare ushtronte prostitucion në një shtëpi në lagjen numër 4 të qytetit.

Burimet shtojnë më tej se gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi parash të fituara përmes prostitucionit.

Top Channel