Kontroll për shitjet e kompanive

13/09/2010 20:25

Komisioni i ekonomisë ka miratuar vendimin që Auotoriteti i Konkurrencës të hetojë edhe blerjen e një kompanie nga një tjetër, kur xhiroja vjetore e njërës prej ndërmarrjeve kalon mbi shifrën 2 milionë dollarë në vit.

Deri tani hetoheshin vetëm ato kompani të cilat kanë një xhiro vjetore mbi 5 milionë dollarë.

“Në krahasim me vendet e rajonit, amendimi i ligjit sjell një propozim real që vjen si pasojë e eksperiencës së deritanishme. Këtë vit ne nuk kemi obligim ndaj përqendrimeve”, ka deklaruar Lindita Lati.

Komisioni miratoi gjithashtu disa ndryshime ligjore për procedurën e hetimit. Por sipas opozitës, cështjet e konkurrencës dhe monopoleve janë probleme që vijnë nga qeveria.

“Unë si qytetare denoncoj cmimet për shkak të monopoleve, që janë jashtë rregullave të tregut. Dhe unë nuk mund të pranoj që të ketë të tilla cmime për shkak të një vullneti politik të shtrëmbruar”, ka replikuar deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Në ndryshimet e propozuara në ligijn për konkurrencën parashikohet edhe vendosja e gjovabe nëse një transaksion shitblerjeje të një kompnie nuk deklraohet, ndërkohë që bëhen ndryshime dhe për të rritur garancinë e mbrojtjes së anonimatit të personave që denoncojnë shkejlen e mundshme të konkurrencës.

Top Channel