Berisha: Ne pranojmë kërkesat e LSI-së

13/09/2010 13:40

Kryeministri Sali Berisha flet për propozimet e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Nga Kamza, ku ndodhej për përurimin e një shkolle, kryeministri theksoi se kërkesa e LSI-së pranohet, ndërsa theksoi se ministri i Jashtëm Ilir Meta i kishte kërkuar më parë të largohej nga dikasteri që drejtonte.

Nga ana tjetër Berisha vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti, si dhe përgëzoi punën e tij në reformën ekonomike.

Ministri në largim Prifti ka qenë kohët e fundit, bashkë me anëtarë të tjerë të qeverisë ‘Berisha’ dhe deputetëve demokratë, në qendër të akuzave të opozitës për përfshirje në afera abuzive.

Top Channel