Vlorë, të shtëna në mes të qytetit

12/09/2010 21:30

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në orët e mbrëmjes në qendër të qytetit të Vlorës.

Sipas të dhënave të para disa persona të armatosur, që ndodheshin në një makinë kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt një personi në qendër të qytetit të Vlorës, pas Sheshit të Flamurit.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur një kalimtar i rastësishëm, ndërkohë që shënjestra e atentatit nuk ka pësuar lëndime.

Nuk bëhen publike as identiteti i personit të plagosur dhe as ai i shënjestrës së sulmit. Ndërkaq, dëshmitarë nga vendngjarje pohuan se autorët mbanin kapele për të mos u identifikuar.

Top Channel