Universitetet, PS kundërshton shkurtimin e fondeve

12/09/2010 13:30

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit për uljen e fondeve ndaj universiteteve.

Sipas selisë rozë, shkurtimi i fondeve me 20 përqind tregon paaftësinë dhe interesat klienteliste të qeverisë.

“Prej 5 vitesh autonomia e universiteteve ndodhet nën sulmin politik të qeverisë”, deklaroi sot deputetja e selisë rozë, Ledi Shamku. Në vijim ajo ka shtuar se ky vendim rrezikon kërkimin shkencor të universiteteve.

Top Channel