Peshkopi, i riu vret aksidentalisht bashkëfshatarin

11/09/2010 11:30

Një i ri ka vrarë me armë zjarri bashkëfshatarin që ndodhej në banesën e tij në Kall të Peshkopisë.

Krisma e armës ka alarmuar banoret e fshatit, te cilet menjehere jane afruar ne vendngjarje, duke i dhene ndihmen e pare te riut te plagosur Dorian Lita, 17 vjec. Autor i ngjarjes është Aldo Halili 18 vjec.

Adoleshenti ka nderruar jete rruges per ne spitalin e qytetit. Sipas verifikimeve të para nga grupi i hetimit mesohet se dy te rinjte shok me njeri-tjetrin, po luanin me armen deri ne momentin fatal kur eshte bere shkrepja e pavullnetshme e armes.

Top Channel