Gjirokastër, përmbytet tregu

11/09/2010 20:00

Tregu i qytetit të Gjirokastrës po mbetet një vend problematk tregëtimi prej më shumë se 10 vitesh.

Përveç kushteve të papërshtatshme të tregtimit për më shumë se 150 shitës ambulantë, këtu rruga që përshkojnë blerësit për të arritur tek stendat është e rrënuar dhe e përmbytur nga ujërat.

Tregëtarët thonë se në ditë të tilla vështirë se mund të shitet.

Situata përmbytjeje janë të pranishme në Gjirokastër që me fillimin e shirave të parë të vjeshtës e deri në pranverë.

Problem vazhdojnë të mbeten kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza dhe ndërhyrjet e paligjshme në to.

Gjithsesi zona që preket më tepër nga reshjet është ajo e tregut të qytetit.

Kërkesat për zhvendosjen e tij në një territor tjetër janë bërë prej vitesh, por situata vazhdon të mbetet e njëjtë prej më shumë se një dekade tashmë.

Top Channel