“Ekspozita”, PS: Pse toka u shit më lirë

11/09/2010 15:35

Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi thotë se pavarësisht daljeve publike të zëdhënëses së ministrit Genc Ruli, ministri Ruli nuk i është përgjigjur asnjë pyetje të Partisë Socialiste.

Konkretisht behet fjale per pyetjen se cfarë ka ndodhur me rreth 2900 m2 truall publik, që është shitur me një cmim tre here më të ulët se cmimi i referencës në atë zonë.

“Ky truall sipas konfirmimit të Hipotekës figuron i regjistruar si truall publik. Si është e mundur që cmimi i këtij trualli ka mbetur i pandryshuar, ndërsa cmimi i trojeve para, prapa dhe përbri ish-Ekspozitës janë rritur tre herë”, thotë Shalsi.

Deputeti Shalsi deklaroi se të dielën, Partia Socialiste do të bëjë publik një dokument shumë të rëndësishëm, që sipas tij kompromenton rëndë ish-ministrin e Ekonomise Ruli.

Top Channel