Biznesi kundër ligjit: Diskriminohemi para të huajve

11/09/2010 15:25

Konfederata e Industrive të Shqipërisë kërkon që ligji për investimet e huaja të mos krijojë pabarazi mes investitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. 

“Si masë është e drejtë, por ne mendojmë se duhet të jetë një masë e përkohshme. Kërkojmë që të mos diskriminohet investitori vendas ndaj atij të huaj”, thotë Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Sipas Buxhukut ky ligj rrezikon të mos ketë zbatim në praktikë.

“Rrezikojmë që ligji të mos ketë zbatim në praktikë. Rrezikojmë të kemi lëvizje të pakontrolluar të kapitalit nga brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që të perfitohet statusi i investitorit të huaj”, u shpreh Buxhuku.

Projektligji per “investimet e huaja “ ka shkaktuar shume debate gjate diskutimit ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve kete jave.

Sipas deputeteve te opozites ky ligj nderhyn ne pushtetin e gjyqesorit si dhe mbron interesat e klaneve te pushtetareve te djathte. Sipas draftit te qeverise nese nje investitor i huaj ka problem me pronën ku ushtron aktivitetin, shteti hyn garant per mospezullimin e aktivitetit deri sa te merret vendim gjyqesor. Nese investitori i huaj humbet gjyqin shteti paguan demin ne emer te tij. Drafti jep kete lehtesi vetem per investime ne sektore strategjike.  

Top Channel