Selmanllari: S’di gjë për Gërdecin

10/09/2010 15:30

Ajo që prokuroria pretendonte si ishte një ndër dëshmite kyce për llogari të procesit ‘Gërdeci’ u mbyll me as dhjetë minuta pyetje dhe përgjigjje të shkurtra mes prokurorit Altin Dumani dhe biznesmenit Rrahman Selmanllari.(UPDATE)

Të shtata pyetjeve te bera nga prokurori  Dumani,  biznesmeni 37-vjecar qe perflitet nga opozita si person i afert me njerezit e kryeministrit iu pergjigj duke mohuar dijenine per Gerdecin apo  lidhjet me kompanine amerikane SAC. Deshmia e Rrahman Selmanllarit u ndoq nga avokati i tij mbrojtes Genc Gjokutaj, i shfaqur se fundmi ne krah te 37-vjecarit edhe ne prokurorine e Tiranes.

Pyetjes se prokurorit nese e njihte te pandehurin Mihal Delijorgji, deshmitari ju pergjigj se e njihte nga vendet publike qe kishin frekuentuar mes te cilave sipas tij kafenete. Nderkohe qe per Ylli Pinarin shtoi se e njihte si tiranas. Per shtetasin Patrik Henri administrator i kompanise SAC shtoi se nuk e njihte dhe s’kishte dijeni per kompanine.

Me pas prokurori i tregoi deshmitarit dhe gjykates dy dokumente te sekuestruara gjate hetimeve paraprake, ne te cilat ndodhej numri i pasaportes se Rrahman Selmanllarit ku autorizohej nga kompania SAC te kryente veprime ne emer te saj. Deshmitari serish u pergjigj shkurt dhe mohues.

Pyetje: Lidhur me procesin e demontimit ne Gerdec a keni degjuar, nese po a keni patur angazhime?

Selmanllari: Nuk kam patur angazhime, nuk kam qenë në dijeni të procesit të demontimit ne Gerdec, s’kam dëgjuar fare.

Pyetje: Shtetasi Patrik Henri ju autorizonte juve me kete dokument qe mban numrin e pasaportes suaj  dhe te firmosur per fabriken e demontimit ne Gerdec. Cfare keni ju per te thene per kete fakt. Dokumenti i perket prillit 2007 per te lidhur nje kontrate mes Ministrisë  se Mbrojtjes per marrjen me qira te tokes ne Gerdec?

Selmanllari: S’më kujtohet gje, unë nuk di gjë. S’kam lidhje fare.

Pyetje: Gjate këqyrjes se zyres se Spiro Sales, ish-perfaqesues i kompanise MEICO eshte gjetur ky procesverbal qe mban daten 15 maj 2007 , me ane te te cilit dokumentohet marrja nga ana juaj si perfaqesues i SAC i 3 arkave me fisheke per qellime demontimi ?

Selmanllari:
S’kam dijeni, nuk kam tërhequr municione asnjehere, as si person fizik dhe as si perfaqesues i SAC

Deshmia e shumepritur per prokurorine nuk solli asnje te re ne procesin ndaj te pandehurve per tragjedine e Gerdecit.

Top Channel