Meta përshëndet miratimin e rezolutës

10/09/2010 15:00

Ministri i Jashtëm Ilir Meta përshëndeti miratimin e rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e cila i hap rrugë një dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar.

“Dua te pershendes sot miratimin e djeshem nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të rezolutës që mirëpret opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi përfundimisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial”, u shpreh Meta.

Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, ky është një hap i rëndësishëm në respekt të konsolidimit të shtetit të Kosovës, si dhe kontribut për paqen dhe stabilitetin jo vëtem në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Top Channel