Itali, shqiptari vret gruan

10/09/2010 01:45

Filloi me zënkë dhe përfundoi me një vrasje takimi i 2 ish-bashkëshortëve shqiptarë në Itali.

50 vjeçari, Ramiz Nderka goditi disa herë më thikë gruan me të cilën kishte jetuar për 19 vjet dhe kishte sjellë në jetë katër fëmijë.

Sipas të dhënave të para çifti ishte ndarë prej pak muajsh dhe marrëdhëniet e tyre ishin të tensionuara. Kur gruaja kishte shkuar të merrte disa dokumenta, Ramiz Ndreka duket se ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa herë me thike në shpinë.

Pas vrasjes ai ka thërritur ambulancën, për t’u ulur më pas në shkallët e shtëpisë për të pritur policinë. Ai ndodhet në burgun e Monzës në pritje të marrjes në pyetje.  

Top Channel