Gjyqi i Gërdecit, Selmanllari dëshmon në seancë

10/09/2010 10:50

Biznesi Rahman Selmanllari u paraqit të dëshmonte në seancën e sotme gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit.

Gjatë dëshmisë së tij, Selmanllari ka mohuar të ketë patur marrëdhënie biznesi me Mihal Delijorgjin dhe Patrik Henrin, ndërsa pranoi se e njihte Ylli Pinarin thjesht si qytetar të Tiranës.

“Nuk kam firmosur asnjë prokurorë për kontratë qiraje me shtetasin amerikan Patrik Henri”, tha Selmanllari, i cili shtoi se nuk ka patur asnjë dijeni për procesin e demontimit të armëve në Gërdec dhe se për tragjedinë ka mësuar gjithcka përmes televizionit.

Top Channel