“Ekspozita”, PS: Cmimet e ulëta, Ruli pjesë e aferës

10/09/2010 19:55

Partia Socialiste ka sjellë fakte të reja që rrëzojnë pretendimet ish ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, se toka tek ish-ekpozita “Shqipëria sot” i është kthyer fiziksht ish pronarëve pa cmim.

Sipas deputetit socialist Eduart Shalsi, ministri Genc Ruli ka nisur nje proces privatzimi pa patur te drejte ta kryeje ate dhe bleresit e ekspozites, qe sipas ministrit jane pronaret, kane perfituar toke shtese, e cila ka qene prone shteterore.

“Fillimisht i kujtojme ministrit Ruli se nuk i kthen Ministria e Ekonomise pronat. Ky minister ka futur si pjese te ketij privatizimi dhe 2762 meter katror truall publik. Kete e konfirmon edhe zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme”, thekson Shalsi. Sipas opozites, pikerisht per kete pjese te tokes, prone shteterore, ish ministri Ruli ka aplikuar gjate procesit te shitjes, cmim tre here me te ulet krahasuar ate me zona te tjera te aferta me ish-ekpoziten “Shqiperia sot”.

“Shikoni se cfare ka ndodhur. Dy vendime te KM ne pak muaj kane bere qe kjo zone nga 460 mije leke metri/katror te shkoje ne 1.,2 milione te vjetra, zona tjeter nga 510 mijë ne 1.2 milionë dhe zona pas ekspozites nga 490 mije ne 1.2 milione. Pra Ruli duhet t’u thote shqiptareve pse ky cmim ka mbetur i pandryshuar me vendimin e KM”, shton Shalsi. Serish per te replikuar me opoziten eshte pergjigjur zedhenesja e zotit Ruli, sot minister i Bujqesise. “Ne lidhje me procesin e privatizimit te ekspozites, perftuesit e vetem kane qene pronaret e ligjshem”, deklaron Iva Tico. Por kjo deklarate e zotit Ruli ka kundervenie me qendrimin e para dy diteve te tij, te shprehur po permes zedheneses.

Te merkuren ministri Ruli deklaroi se nuk kishte kryer privatizim te truallit, por ate pronaret e kishin perfituar me zero leke. Ne deklaraten e fundit pranon privatizimin e tokes, ku sipas tij perdoren cmime shitjeje reference. Opozita ka deklaruar se do te vijoje denoncimin e korrupsionit me ish ekspoziten “Shqiperia sot”, duke u shprehur se per cdo pyetje qe i ka bere ministrit Ruli ka dokumenta qe mbeshtesin akuzat dhe per cdo dyshim ka prova e fakte qe zbulojne aferat per kete dosje.

Top Channel