Topalli: Së shpejti, festa për lëvizjen e lirë

09/09/2010 11:40

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe falenderon besimtarët për sakrificën që kanë kryer në një muaj.

Topalli shprehu besimin se pas kësaj feste, shqiptarët do të kenë festën e tyre të madhe për lëvizjen e lirë në Evropë.

“Nuk ka dimension më të madh se sa lëvizja e lirë. Ne do të kemi një stinë të madhe që do të jetë stina e lëvizjes së madhe të shqiptarëve”, u shpreh Topalli.

Top Channel