Shehu: Azemi ishte frymëzuesi i PD-së

09/09/2010 22:00

Ish-deputeti demokrat, Sali Shehu kujton momentet e vrasjes së Azem Hajdarit, duke thënë se kjo ngjarje duhet parë në dy plane, historik dhe juridik.

“Ne planin historik fillon nga data 12 dhe mbaron deri ne fund te ceremonise mortore, ndërsa në planin juridik, prokuroria e cilësoi kryengritje. Azemi ishte frymëzues për shumicën dhe një nga shtyllat kryesore të PD-së. Në logjikën e asaj kohe ishte mendimi se dikush kishte zgjatur dorën për ta hequr Hajdarin nga skena politike”, thekson Shehu.

Më tej ai shton se një ditë para vrasjes, Azem Hajdari ishte bashkë me të në Fioer, në një miting para turizmit të këtij qyteti.

Top Channel