Në burg, atje ku besimi është gjithcka

09/09/2010 15:10

Irena Ziri ka dhjete vjet qe po vuan denimin me heqje lirie per vrasjen e bashkeshortit te saj dhe po kaq vjet qe i eshte kthyer besimit tek Zoti.

Ajo agjeron cdo vit, sakrifice e cila  shpreson t’i pranohet , jo vetem lare shpirtin e saj nga krimi, por me shume per te fituar faljen e dy femijeve te saj Albanes dhe Muratit.

Gjate dhjete viteve ne burg ajo eshte mohuar nga femijet e saj, asnjeri prej tyre nuk pranon ta takoje, e megjithate ajo serish lutet kete dite Bajrami se nje dite do te meshirohet.

“I lutem Zotit të na bashkojë me fëmijët. Nuk ka gjë më të keqe se mos të njohësh fëmijën tënd”, thotë Irena.

Si kjo grua ka edhe te tjera qe per krimin e vrasjes se bashkeshorteve nuk falen nga familjet e tyre duke paguar keshtu pervec denimit edhe braktisjen nga femijet. 40 gra kane agjeruar kete vit ne burgun 325 , por qe ne dallim nga besimtaret e tjere muslimane , kryefjale kane faljen dhe daljen nga qelia.  27-vjecarja  nga Shkupi Nylifer Elezi eshte denuar per lende narkotike, ajo eshte ne besimin mysliman qe dhjete vjece.

Ne tryezen e drekës së Bajramit, secila nga keto te denuara vuan krimin qe ka bere, e po ashtu secila pret nje falje te dyfishte, nje prej Zotit dhe tjetren prej njerezve.

Top Channel