Manganelli: Tirana, qendër bashkëpunimi

09/09/2010 15:40

Drejtori i pergjithshem i Policise Italiane Antonio Manganelli ka deklaruar pas nje takimi me homologun shqiptar Hysni Burgaj se Italia kerkon qe te jete Tirana qendra e bashkepunim policor mes Italise dhe Ballkanit.

Manganelli deklaroi se, mafia luftohet vetem duke i sekuestruar pronat dhe parate, nje deklarate kjo e bere pak kohe me pare ne Tirane edhe nga ministri i Brendshem italian.  

“Jemi ketu per te konfirmuar edhe njehere bashkepunimin e shkelqyer midis dy vendeve. Duam qe Tirana te jete qendra e bashkepunimit policor italian per Ballkanin.  Jemi duke bashkepunuar per investigimet e hetuesve shqiptare ne Itali, dhe te italianeve ne Shqiperi. Kemi rakorduar per sekuestrimin e aseteve te personave me precedente kriminale per t’i bere keshtu te pasurit te varfer dhe te varferit te pasur. Italia ka punuar shume ne kete drejtim dhe ka sekuestruar brenda ketij viti nje shifer prej nente miliarde eurosh”, u shpreh Manganelli.  

Drejtori i Pergjithshem i Policise Burgaj deklaroi se, po bashkëpunohet midis dy shteteve per te luftuar krimin e organizuar me shtrirje ne te dyja vendet.

“Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe në këtë takim vihen më shumë pika kontakti në luftën tonë kundër trafiqeve të paligjshme”, tha Burgaj.
 
Manganelli ka takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe  ministrin e Brendshem, Lulzim Basha. Ministri shqiptar i Brendshem u shpreh ne takim se lufta ndaj krimit te organizuar ka sherbyer me shume se c do gje ne perparesimin e integrimit te vendit.

Top Channel