Fitër Bajrami, Rama: Sot, ditë reflektimi

09/09/2010 12:20

Bashkia e Tiranës shtroi një drekë për Fitër Bajramin për një pjesë të njerëzve në nevojë, tek “Ushtari i Panjohur”, në kryeqytet.

Duke i falenderuar të gjithë për pjesëmarrjen, Rama u uroi të gjithë besimtarëve festën, ndërsa vlerësoi harmoninë dhe tolerancën mes të gjitha komuniteteve.

“Kjo është një ditë reflektimi për këdo që ka dicka në dorë për të përmirësuar jetën e përbashkët, e qe mund të marrë vendime që influencojnë për mirë jetën e të tjerëve”, tha Rama.

Kryebashkiaku premtoi mbështetje të vazhdueshme për të gjithë ata qytetarë në nevoje që kanë nevojë për ndihmë për shkak të kushteve të rënda ekonomike në të cilat jetojnë.

Top Channel