Ekonomia në “stacion”

09/09/2010 15:45

Shqetësimi i fundit i guvernatorit të Bankes së Shqipërisë për një ngërc afatgjate të ekonomise, e ka fillesen që disa vite me pare, kur Banka Boterore, në një studim te vetin verente se ekonomise shqiptare po i shterojne burimet e rritjes per shkak te renies se produktivitetit.

Që në 2004-ën, Banka Botërore, në një raport të hollësishëm parlajmëronte se ekonomia po i shteronte burimet e rritjes dhe se vendi do ta kishte të vështirë të ruante një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Nga viti 1993 deri në 2007, ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje akumulative prej 96.1 për qind, më e lartë në rajon duke bërë që në 14 vjet produkti i brendshëm gati të dyfishohet.

Por në një raport të publikuar në gusht të vitit 2008, FMN argumentonte se produktiviteti i ekonomisë shqiptare po bie nga viti në vit, duke paralajmëruar ngadalësim të rritjes ekonomike. Sipas FMN, në periduhën 1993-1997, vetëm produktiviteti i ka garantuar ekonomisë shqiptare mesatarisht një rritje 5.8 për qind në vit. Nga 97-2002 shifra u rrit në 7.3% ndërsa pas kësaj periudhe u rrudh në 3.1 për qind. FMN thote se rënia e produktivitetit mund te jete nje sinjal i deshtimit te reformave kycce, që kanë të bëjnë me klimën e biznesit dhe forcimin e institucioneve

Shterimi i burimeve te rritjes ekonomike, është një shqetësim jo i vogël, në kushtet kur Shqipëria, tashmë e ka humbur kryesimin e listet se vendeve me rritjen me te larte ne rajon. Kete vit ekonomia do te rritet me pak se mesatrja e vendeve te rajonit, cka do të thotë se shqiptaret e varfer do pasurohen edhe me ngadale se rumunet bullgaret apo maqedonasit. Kjo e konfirmuar tashme edhe nga EUROSTAT.  

Top Channel