Vlorë, aksident rrugor, vdes një grua

08/09/2010 14:25

Aksident rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot pranë Pyllit të Sodës në Vlorë.

Sipas informacioneve të fundit, viktimë e përplasjes nga një makine me targa italiane ka mbetur kalimtarja Mjaftime Deda.

Ndërkohë bashkë me të u përplas edhe 70-vjecarja Fide Rrokaj, e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa në pranga ka vënë drejtuesin e mjetit 23-vjecarin Sajmir Lazaj.

Top Channel