Krujë, aksident nga shpejtësia

08/09/2010 09:15

Dy automjete janë përplasur në superstradën Fushë Krujë-Lezhë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Luze të rrethit të Krujës, ku një mjet me targa të Krujës ka goditur nga pas një autoveture me targa të huaj duke e nxjerrë atë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona janë plagosur rëndë dhe u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizën dhe sipas saj dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit me targa të Krujës.

Top Channel