Fullani: Ekonomia rrezikon zhvillimin

08/09/2010 15:25

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani lëshoi alarmin se profili aktual i ekonomisë nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë për vendin.

“Një nga hapat që duhet hedhur mënjeherë është hartimi i një modeli të ri të rritjes ekonomike, duke patur mangësitë e modelit të deritanishëm”, tha Fullani.

Guvernatori tha se Shqipëria duhet të krijojë një profil të qartë ekonomik, i cili duhet të orientohet më shumë drejt sektorit të jashtëm.

“Në kushtet e një ekonomie të vogël, rëndësi të vecantë merr rritja e qëndrueshmërisë së eksporteve. Reformat, vendimet strategjike duhet të përshtaten në përputhje me këtë objektiv”, tha Fullani.

Keto deklarata te guvernatorit u bene pas nenshkrimit te marrëveshjes se Bankes se Shqipërisë me universitetin e njohur të Oksfordit, ku të dy institucionet bien dakord të zhvillojnë studime të përbashkëta mbi ekonominë dhe  politikat më të mira të zhvillimit.

Top Channel