Zv.sekretarja e e OKB-së, viziton sot Tiranën

07/09/2010 08:25

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Asha-Rose Migiro do të vizitojë sot Shqipërinë ku do të takohet me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Asha-Rose Migiro, do të vizitojë Shqipërinë për të diskutuar progresin e Shqipërisë në zbatimin e programit “Një OKB”.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Asha-Rose Migiro do të vizitojë gjithashtu një nga programet e përbashkëta të OKB-së mbi Punësimin e të Rinjve dhe Migracionin. Migiro është nga Tanzania dhe mori detyrën si zëvendëssekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 1 shkurt 2007.

Ajo është zëvendëssekretarja e Përgjithshme e tretë që kur ky post u krijua në vitin 1997. Posti i zëvendëssekretares së Përgjithshme u krijua nga Asambleja e Përgjithshme në fund të vitit 1997 si pjesë e reformës së Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar në drejtimin e operacioneve sekretariate dhe për të siguruar koherencën e aktiviteteve dhe programeve. Gjithashtu, kishte për qëllim të rriste profilin dhe lidershipin e organizatës në sferat ekonomike dhe sociale.

Top Channel