Zonja Berisha ndihma për fëmijët në Rubik

07/09/2010 00:50

Zonja Liri Berisha në drejtim të fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” ka qënë në qytetin e Rubikut ku janë shpërndarë dhurata dhe ndihma për fëmijet e familjeve në nevojë.

Në shkollën 9 vjeçare nxënësve u janë dhënë lomplete librash dhe nga një çantë për çdo fëmijë që është ulur për herë të parë në bankën e shkollës.

Në fjalën përshëndetëse zonja Berisha duke u kërkuar të gjithë nxënësve të japin përkushtimin e tyre maksimal theksoi se fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” do të vazhdojë të mbështesë jo vetëm fëmijët e Rubikut, por ata të të gjithë Shqipërisë.

Gjatë ceremonisë përshëndeti edhe zv/ministrja, Nora Malaj e cila bëri një ekspoze të investimeve të Ministrisë së Arsimit në zonën e Rubikut.

Top Channel