Tiranë, inaugurohet një cerdhe e re

07/09/2010 13:55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inauguron cerdhen e re numër 52 në njësinë bashkiake numër 2, ku do të qëndrojnë 100 fëmijë të vegjël.

Pervec dhomave te fjetjes,kuzhines apo ambienteve te lojërave, ne cdo cerdhe te Tiranes tashme ka një dhomë të posacme për psikologun, punonjësin social, mjekun, salla për trajnimin e prindërve e te tjera. Kryetari i bashkise Rama u shpreh se duhet bërë ende shume qe femijet tane te rriten ne nje bote pa klientelizem, por ne baze te merites.

“Kjo cerdhe është shumë e kërkuar nga komuniteti dhe është një ndër premtimet e mbajtura”, tha Rama, duke theksuar se do të vijojë puna për ndërtimin e cerdheve, kopshteve dhe shkollave të reja.

Top Channel